Policia ka dale me informacion paraprak ne lidhje me krimin e rende me sfond familjar që ndodhi pasditen e kesaj te diele ne fshatin Nenshat te Vaut te Dejes.

Nikolin Hila qelloi me arme zjarri ish-gruan e tij Gjuliana Topalli 40 vjeçe.

Me pas autori i krimit ka tentuar te vrase veten duke u vetegoditur me plumb ne goje.

Pasi u dergua fillimisht ne spitalin e Shkodres, Nikolin Hila eshte nisur me urgjence per ne spitalin e Traumes ne Tirane ne gjendje kritike per jeten.

“Në datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.”, beri te ditur policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *