E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Nikolin Gurakuqi, një jetë në skenën e TKOB

Ai e njeh më mirë se kushdo, jetën brenda këtyre mureve. Ka hyrë në këtë skenë që kur ka qenë 5 vjeç. Atë kohë ndiqte të atin në prova. Nikolin Gurakuqi ka shijuar gati të gjitha shfaqjet që janë vendosur në skenën e Operas dhe Baletit duke u dashuruar me artin. 60-vjetorin e tij e festoi në skenën që sot mbush 60 vjeç. E në këtë rrugëtim të gjatë artistik, ai nuk e harron ditën e parë kur mbërriti si regjisor e interpretoi në Teatrin e Operas dhe Baletit. Me më shumë se 65 shfaqje nën regjinë e tij, shtëpia e tij artistike, duket se vazhdon ende ta thërrasë për të tjera produksione. Sepse sado i pasur të jetë fondi i veprave që ka TKOB, publiku meriton edhe më shumë. Por TKOB nuk ka njohur vetëm shkëlqim. Përtej të gjithave Nikolini, nuk do ta braktiste asnjëherë këtë skenë. Sepse ai nuk do ta ndërronte me asgjë tjetër jetën që ka bërë në këtë institucion.

 

Më shumë video

Reklamë