Niko Peleshi mori këtë të martë detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

 

Gjatë fjalës që mbajti në ceremoni, Peleshi theksoi se Shqipëria do të marrë pjesë në misione ushtarake ku të jetë e nevojshme.

 

Ai shtoi se ka nisur dialogu me NATO për të ndërtuar edhe bazën e Pashalimanit.

 

“Përshëndes me mirënjohje gratë dhe burrat me uniformë, që janë në detyrë. Ju keni ditur të tregoni që FA është i denjë për një vend aleat i NATO. Rreth 200 efektivë që shërbejnë në misionet e NATO duke kontribuar në sigurinë kolektive, janë prova më e mirë e progesit dhe kartvizita më e mirë. U shpreh mirënjohje familjarëve të tyre. Jemi përkrah aleatëve. Shqipëria do jetë jo vetëm një faktor stabiliteti, por eksportuese e sigurisë duke marrë pjesë në misione ushtarake kudo ku NATO dhe OKB do kenë nevojë. Edukimi dhe trajnimi do të marrë një vëmendje të veçantë, ndaj vlerësoj ministren për hapjen e akademisë së FA. Ka filluar dialogu me NATO për bazën e Pashalimanit. Ky dikaster ka një të veçantë, se është i integruar ne strukturat e euroatlantike, puna matet me standartet e NATO-s. Kemi ende punë për të bërë dhe të bashkojmë forcat dhe të frymëzohemi nga e ardhmja, për një Shqipëri të sigurt, demokratike dhe anëtare e denjë e Bashkimit Europian.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *