Subscribe

Një natë me të gjitha ngjyrat e emocionit, ishte ajo që shoqëroi banorët e Ferma Vip, në shfaqjen e tetë Prime, të hënën në Vizion Plus.

Një sfidë ekuilibri e shpejtësie përjashtoi Niko Komanin dhe i riktheu statusin e fermerit Valer Kolnikës.

Mbrëmja e tetë e spektaklit në ekranin e Vizion Plus, nisi vrullshëm, me një eliminim që u parashikua edhe nga llogaritjet e opinionistëve.

Një tjetër përballje, por këtë herë në grupe që u zgjodhën me short, përfundoi me humbjen e skuadrës blu. Dështim i përsëritur që çoi të gjashtë anëtarët e ekipit në televotim për më të preferuarin. Kësaj liste i’u bashkua edhe Dijonis Biba dhe Gloria Meshi, pasi refuzuan të çojnë deri në fund sfidën me litarë gjatë fundjavës.

Sakaq, gara vazhdon për 14 konkurrentët të cilët krahas përgjegjësive që kanë në rolin si fermerë, po luajnë edhe me gurët e personalitetit të tyre profesional dhe njerëzor. Por në vazhdën e lojës, shumë punë në fermë janë lënë pas dore dhe kanë ngritur kokë ankesat.

Duke gjykuar të gjitha rrethanat e këtyre ditëve, Agai ka vendosur të dënojë konkurrentët duke i lënë pa autoritet drejtues në fermë dhe gjithashtu me buxhet të përgjysmuar.

Një tjetër faktor që ndikon lojën e VIP-ave është edhe zemra që shpesh thërret atë që gjendet jashtë izolimit. Në rastin e Gledis Gegaj përjetimet nuk fshihen dhe surpriza e të hënës mbrëma, ishte tejet emocionuese. Buçko kërkon një nuse por nëna i sjell tre.

Një fermë VIP-ash pa kryefermer, më pak ushqim dhe të mira materiale, provokime nga agai dhe një mal me punë si në shtëpi ashtu edhe në stalla. Sinkronizoni komandën në dy kanalet e platformës digjitale Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2, pasi kjo javë do të jetë shumë argëtuese. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *