E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Niko Komani largohet nga “Dancing With the Stars”

Një natë hollivudiane. Kështu mund ta pagëzojmë mbrëmjen e tetë të Dancing With the Stars.

 

Në teatrin e kërcimit, magjia e filmave më të mirë të Hollivudit mbërriti për më shumë se dy orë transmetim, e kuruar jo vetëm me koreografitë, por edhe me kostumet dhe shkëlqimin e personazhe më të njohur në botën e kinematografisë.

 

Reklamë

Kërcimi i dashurisë, “Dirty Dancing” ama nuk ka qenë fatsjellës për Niko Komanin që në këtë takim të tetë me publikun la garën, pas një dance off-i me aktorin Amos Zaharia.

 

Kjo ishte hera e dytë që Niko Komani dilte në sfidën e eliminimit e emocionet e garës ishin të mëdha, që në kërcimin e parë.

 

Bashkë me Nikon nga gara largohet edhe Adela. Balerina e shumëduartrokitur do t’i mungojë teatrit të kërcimit pasi është gati të nisë karrierën e saj në SHBA.

 

Në garën për çmimin e madh të Dancing With the Stars mbeten 7 çifte që premtojnë të sjellin të premten e ardhshme në teatrin e kërcimit më shumë sfida.

Më shumë video

Reklamë