Momentet gazmore nuk kanë munguar në “Ferma Vip” nga fermerët më të famshëm.

Në pritje të lindjes së dhisë, Niko dhe Gloria, vazhdojnë diskutimet dhe batutat me njëri-tjetrin.

Në vathën e dhive ndodhen edhe delet, teksa papritur një dele gjuan me kokë të voglin e saj. Pas këtij veprimi, Niko nuk i ka kursyer “kritikat” ndaj deles.

“Ti mbush apo rrjedh se nuk të kuptoj. Pse i qëllon asaj të voglës më? Eh do kem një marrëdhënie të keqe me këtë unë. O Zot më jep edhe dy ditë durim me këtë dele se do zihem. Edhe dy ditë të lutem me këtë laramanen këtu. Me ty e kam goce! Moj ti moj! Shih si bën me gjuhë. Mos më bëj si njësh.  Për Zotin po më acaron, mos i bjerë me kokë qengjit”, i thotë Niko deles në vathë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *