E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Nikki Haley le OKB, kush do e zëvendësojë?

Presidenti Donald Trump ka falenderuar ambasadoren amerikane ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, e cila dha dorëheqjen.

 

Kreu i shtëpisë se bardhe tha se ajo kishte bere një punë fantastike. Edhe pse u pa si kritike e presidentit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Trump e falenderoi për bashkëpunimin në çështjen e Iranit dhe Koresë së Veriut.

 

Reklamë

Nga ana tjetër, mediat amerikane shkruajnë se vendin e Nikki Haley mund ta zërë pikërisht vajza e tij, Ivanka Trump.

 

I pyetur se cilin ka në mendje të emërojë si pasardhës të zonjës Haley, Trump nuk e konfirmoi diçka të tillë, por u përgjigj se kemi një numër njerëzish, të cilët do të dëshironin shumë ta bënin këtë punë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë