Rolet e tij kanë qenë gjithmonë të goditura, por personazhi që aktori Nik Xhelilaj ka luajtur në filmin ‘Shqiptari’ ka për të mbetur gjatë në memorien e publikut shqiptar dhe jo vetëm.

 

 

Emri i tij është tashmë pjesë e kinematografisë turke por edhe asaj gjermane duke qenë pjesë e produksioneve të cilat janë vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare.

 

 

Nga njëri film në tjetrin, 35-vjeçarit i është dashur të transformohet shumë herë fizikisht. Nga djali imcak në luftëtarin e fuqishëm, nga personazhi me rasta tek një mashkull tipik turk, me mjekër dhe flokë të gjata.

 

 

Imazhi i aktorit ka ndryshuar shumë ndër vite, jo vetëm në përshtatje të roleve të tij në filma, por edhe në përditshmërinë e tij. Sot Xhelilaj jeton dhe punon në Gjermani.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *