Konfrontimi i papritur fizik mes Nicky Minaj dhe Cardi B në mbrëmjen gala të “Harper’s Bazaar ICONS” bëri bujë të madhe në media. Pas videove që bënë xhiron e botës pati një reagim nga Cardi, e cila u fotografua e dëmtuar në ballë pas sherrit.

 

Në shpjegimin që dha, ajo tregoi se Nicky foli keq për vajzën e saj prandaj ndërmori atë veprim. Pas një heshtje disi të gjatë ka reaguar edhe Minaj, e cila shpjegoi se nuk kishte folur në asnjë moment keq për vajzën e koleges së saj.

 

 

“Unë nuk jam kloun. Vetëm një i tillë do të fliste keq për një fëmijë”,-është shprehur reperja. Më tej ajo ka shpjeguar se zanafilla e zënkës është bashkëshorti i reperes, Offset.

 

 

Mua s’më është dashur kurrë të shkoj me një DJ që të luajë këngët e mia në club. Ti rreh vajza për shkak të veprimeve që bën yt shoq? Femrat e vërteta nuk e bëjnë kurrë këtë gjë! Një femër nuk sulmon kurrë një tjetër femër, ti e zgjidh këtë problem me burrin tënd. Ti je e mërzitur dhe e inatosur. Mëso të kërkosh ndihmë dhe mos hidh shishe dhe këpucë përqark, sepse je në kulmin e karrierës”, – përfundoi Nicki Minaj. Kujtojmë se debatet dhe akuzat mes dy repereve kanë nisur prej kohësh, por konfrontimi fizik ishte shmangur deri para pak ditësh.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *