I ka lënë të gjithë me gojë hapur veshja e reperes Nicki Minaj në sfilatën Haider Ackermann Womenswear vjeshtë-dimër 2017/2018, pjesë e Javës së Modës në Paris.

 

 

E ulur në rreshtin e parë, Nicki ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një xhaketë me ngjyrë të zezë, të hapur plotësisht nga njëri krah, detaj që i linte jashtë të gjithë gjoksin e majtë.

 

 

Kjo veshje, mediave të huaja u ka sjellë menjëherë në kujtesë look-un e një prej rivaleve të Nicki-t, legjendës Lil’ Kim, me të cilën u shfaq në vitin 1999 në MTV Music Awards.

 

 

Dy reperet kanë prej vitesh armiqësi me njëra-tjetrën.

 

 

Kujtojmë se në vitin 2012, pas publikimit të këngës “Stupid Hoes” (K**va budallaqe) nga Nicki Minaj, në një intervistë Kim u shpreh:

 

 

“Nëse do të bësh një këngë me këtë titull, atëherë duhet të jesh edhe vetë një k**vë budallaqe”, – deklaratë që ndezi polemikat.

 

 

Gjithsesi, sot vihet në pikëpyetje nëse kjo veshje e Nicki-t ka qenë një provokim i radhës për reperen e vjetër, apo është frymëzim për look-un që u ka mbetur të gjithëve në mendje, edhe pse kanë kaluar 18 vite.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *