Shkurtohet rrethi I kandidateve që aspirojnë të bëhen drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Vetëm 18 nga 40 aplikantet e parë do të vijojnë garën për këtë post.

Vetëm 18 nga 40 aplikantë do të vijojnë garën për të marrë kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes seleksioni kandidatet në bazë edhe të kritereve të përcaktuara paraprakisht për drejtor të BKH dhe shpalli listën me 18 emra që vijnë garën.

 

 

  1. Adriatik Ago
    2-Agim Ismaili
    3. Aida Veizaj
    4. Ardian Çipa
    5. Artan Pjetërnikaj
    6. Artan Shkëmbi
    7. Artur Beu
    8. Atnan Shehu
    9. Blerina Bajollari
    10. Eduart Merkaj
    11. Endrit Hoxha
    12. Ervin Hodaj
    13. Gentian Hilla
    14. Gentjan Shehaj
    15. Idajet Faskaj
    16. Lindita Nushi
    17. Pëllumb Seferi
    18. Ylli Pjetërnikaj

 

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm
shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto
kritere:

  1. a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;
    b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;
    c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;
    ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”; si edhe të ketë dërguar deklaratat për dhënien e pëlqimit të tij dhe të anëtarëve të afërt të familjes për heqjen e dorë nga privatësia (dhënien e pëlqimit për kontroll periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve vetjake).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *