E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ngrohja globale, Guterres: Bota s’është “në rrugën e duhur”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka thënë se bota nuk është “në rrugën e duhur” që të kufizojë rritjen e temperaturave globale për 1,5 gradë Celsius.

 

Këto komente ai i bëri gjatë vizitës që po zhvillon në Zelandën e Re. Duke folur për mediat, së bashku me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, Gutteres paralajmëroi për rreziqet që i kanosen botës duke mos adresuar ndyshimet klimatike.

 

Reklamë

“Ndryshimet klimatike po ecin më shpejt sesa ne… katër vjetët e fundit kanë qenë vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë”, ka thënë Guterres.

 

Sipas një marrëveshjeje për klimën e arritur në Paris më 2015, shtetet janë zotuar se do të kufizojnë rritjen e ngrohjes globale për më shumë se 1,5 gradë Celsius.

 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së vizitoi sot Zelandën e Re në kuadër të turneut të tij në shtetet e Paqësorit, që ka në fokus ndryshimet klimatike. Pas Zelandës së Re, ai do të qëndrojë në Tuvalu, Vanuata dhe Fixhi./REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë