E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ngritja e gjykatës antikorrupsion, 22 magjistratës shprehin interes për strukturën e re

14 gjyqtarë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda si dhe 8 nga ajo e apelit të krimeve të rënda kanë shprehur dëshirën për të qenë përkohësisht pjesë e gjykatës antikorrupsion.

 

Ata kanë dorëzuar një shkresë ku pranojnë që ata, familjarët dhe te afërmit e tyre ti nënshtrohen kontrollit periodik të llogarive të tyre financiare.

 

Reklamë

Ndërkohë Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publike kriteret që një prokuror duhet të plotësojë për të qenë pjesë e SPAK-ut.

 

Deri më tani, për të qenë pjesë e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kanë kandiduar vetëm dy prokurorët, Besnik Muçi dhe Klodian Braho.

Vazhdo të lexosh

Reklamë