Subscribe

Debati i qeverisë për të kufizuar dëmshpërblimin për trashëgimtarët e ish të dënuarve politik, për Tomor Alizotin  është dashakeqës. Sipas tij çështja e dëmshpërblimit nuk duhet të trajtohet vetëm financiarisht, por në të drejtën që duhet ti jepet disa njerëzve që në periudhën më të errët të Shqipërisë sakrifikuan jetën e tyre.

 

Ish-drejtori i departamentit të të përndjekurve në PD, thotë se qeveria nuk ka vullnet për të zgjidhur këtë çështje, madje ai hedh idenë që ky proces mund të kryhet edhe pa prekur taksat dhe tatimet e buxhetit të shtetit.

 

Një ditë më parë ministri i financave Arben Ahmetaj, tha se qeveria është në fazën e diskutimit lidhur me kufizimin që mund t’i behët dëmshpërblimit të familjarëve të ish të përndjekurve.

 

Në total janë 12 mijë dosje të tilla, për të cilat qeveria duket se kërkon të dëmshpërblejë vetëm brezin e parë të ish të dënuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *