Ushtrimet fizike kanë një rëndësi të veçantë në shëndetin e gjithsecilit nga ne. Mjafto një ngritje krahësh lart që të ndihmoni veten nga të mirat shëndetsore për organizmin.

 

Më poshtë do të lexoni disa nga veprimet që na vijnë në ndihmë për të eleminuar problet shëndetsore.

 

Ç’tensionimi i supeve dhe qafës

Kjo vlen për të gjithë ata që duhet të punojnë për orë të tëra të ulur përballë kompjuterit. Me kalimin e orëve do të ndiheni të rënduar dhe të mpirë. Bëjini duart grusht, ngrijini krahët lart dhe ulini përsëri poshtë.

 

Përmirësimi i qëndrimit

Nëse qëndroni shtrembër ngritja e duarve lart është një fillim i mirë për të shpëtuar nga ky zakon i dëmshëm.

 

Forcimi i krahëve

Një nga pozicionet më të rëndësishme të yoga- s është pikërisht ky këtu, që bën të mundur forcimin kryesisht të krahëve por edhe shpatullave.

 

Lehtësimi i dhimbjeve të shpinës

Nëse keni një problem të kësaj natyre ju e dini çfarë duhet të bëni. Zbuteni presionin e akumuluar në shpinë duke ngritur krahët lart.

 

Shmangni sindromën e qafës

Sindroma e qafës (text-neck) ka të bëjë me mbajtjen e qafës së përkulur gjatë momentit që qëndrojmë në celular. Jepini mundësi qafës dhe syve të çlodhen. Lëreni celularin për pak minuta dhe realizoni ushtrimin që ju këshilluam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *