E martë, 6 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

“Ngrin” veriu dhe juglindja/ Probleme në zonat malore, mungon energjia në disa fshatra

Ngricat vijojnë të mbajnë  të mbërthyer veriun e vendit. Në Peshkopi  këtë të hënë termometri shënoi -13 gradë celsius.

 

Reklamë

Që prej te shtunës në terren për rikthimin e energjisë janë disa grupe të OSHEE të nga Tirana, Elbasani e Durrësi, ndërsa kanë hasur në vështirësi për shkak të terrenit dhe prezencës së madhe të borës në zonat e thella.

 

Reklamë

Fshatrat e njësive të largëta janë të bllokuar, ndërsa në qendrat e njësive administrative kalohet, por më shumë vështirësi për shkak të prezencës së akullit.

 

Ndërkohë në zonat malore në qarkun Shkodër, akset rrugore janë të qarkullueshme, ndërsa ka problem në furnizimin me energji elektrike.

 

Në Korçë pas 24 orësh mungesë është rikthyer energjia elektrike, në të gjitha fshatrat e njësive e Pogradecit dhe Korçës.

 

Gjatë orëve të fundit në juglindje të vendit ka patur ulje të temperaturave duke sjellë vështirësi në qarkullim në zonat e thella malore për shkak të pranisë së akullit. Policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes  dhe të përdorin zinxhirë në këto segmente rrugore.

 

Ndërkohë që gjatë natës ka pasur reshje dëbore edhe në Llogora , por pas ndërhyrje nga borëpastruesit qarkullimi ka vijuar normalisht.

Më shumë video

Reklamë