E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Ngrin” Shqipëria, dëborë  edhe në bregdet dhe zonat e ulëta

Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga sinoptikanët ditët e para të muajit janar kanë sjell mot shumë të ftohtë.

 

Temperaturat kanë arritur disa gradë nën zero dhe vendi është mbuluar nga dëbora. Kjo situatë vjen si pasojë e ardhjes së masave ajrore polare duke përfshirë të gjithë rajonin madje duku u afruar deri në veri të Afrikës.

 

Reklamë

Temperturat e uleta do shkojnë deri në -15 gradë Celsius  në rajonin e Korcës dhe priten të qendrojnë për rreth një javë e më pas pritet rikthim i vlerave normale.

 

E premtja ka sjellë reshje dëborë edhe në qytetin e Sarandës në mëngjes, fenomen qe mungonte prej 16 vitesh ndërsa sinoptikanet thanë se pritet që reshje dëborë të ketë edhe në Tiranë.

 

Shtabet e emergjencave në cdo qark janë ngritur tashmë ndërsa kërkohet kujdes I madh edhe sa I takon lëvizjeve në rrugë ku ka prani të madhe ngrice dhe dëborë në shumë akse të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë