Ulja e vazhdueshme e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve ka bërë që të krijohen probleme me furnizimin me ujë të pijshëm në disa lagje të qytetit të Bulqizës.

 

Më problematike paraqitet situata në njësinë Martanesh ku i gjithë qyteti i Krastës është pa ujë të pijshëm që prej ditës së djeshme për shkak të ngrirjes së tubacionit kryesor.

 

Sa i përket rrugëve. Aksi Ura e Çerenecit – Librazhd kalohet me zinxhirë.

 

Po ashtu aksi Qaf Bualli – Krastë duhet përdorimi i zinxhirëve. Aksi rrugor Lurë – Rrëshen vijon të jetë i pakalueshëm prej 3 ditësh. Aksi nacional Peshkopi – Burrel dhe ai Peshkopi – Kukës, kalohen pa probleme.

 

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, nuk janë raportuar probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *