Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ambientet e reja në stadiumin “Air Albania” që do të shërbejë si Qendra e Parë e vaksinimit ndaj COVID-19 në vend.

 

Kreu i qeverisë tha se injektimi i qytetarëve do të fillojë para javës së tretë të janarit, i cili është dhe afati i kontratës me kompaninë Pfizer. Të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët dhe infermierët.

 

“Në instalim e sipër Qendra e Parë e Vaksinimit anti-Covid19 në Air Albania Stadium. Së shpejti nisim vaksinimin e bluzave të bardha, që synojmë ta fillojmë më parë se sa afati kontraktual me Pfizer për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime”, shkruan Rama.

 

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se në të gjithë stadiumin do të jenë 60 stacione vaksinimi, ku parashikohet që gjatë 1 ore të vaksinohen 60 persona.

 

“Janë marrë masat për të gjithë elementët e sigurisë. Do të kryhen disa procese. Do të ulen në poltronët e paravaksinimit. Më pas bëhet vaksina dhe është i nevojshëm qëndrimi 30 minuta pas vaksinimit. Do të kemi skuadrat e vaksinatorëve dhe kordinatorëve. Do të kemi ekipet e urgjencës që do të vendosen nëpër stacione të përcaktuara. Në të gjithë stadiumin do të jenë 60 stacione vaksinimi. Parashikojmë që gjatë një ore të vaksinohen 60 qytetarë dhe të vazhdojmë vaksinimin 8-10 orë në ditë. Kemi bërë gati të gjitha listat e mjekëve dhe infermierëve, fillojmë me mjekët e spitaleve COVID.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *