E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngrihet kati i parë i shkollës së re “Sami Frashëri”, Veliaj: S’ka kohë për pushim

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në shkollën e re “Sami Frashëri” në kryeqytet, ku siç shihet edhe nga pamjet, është ngritur edhe kati i parë, pas atij nëntokësor.

 

Reklamë

“Shkolla ime, shkolla jonë – ‘Sami Frashëri’. S’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.

 

Sipas projektit të Bashkisë Tiranë, shkolla do të jetë më e madhe dhe me infrastrukturë moderne e standarde të larta të sigurisë. Godina e re do të ketë një kapacitet pritës prej 1500 nxënësish, 50 klasa, 7 laboratorë dhe një bibliotekë 5 herë më të madhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë