Subscribe

Deputetet janë mbledhur per te 5 here ne harkun kohor te nje jave ne seance plenare per te ngritur te gjitha strukturat, ne mënyre qe te filloje nga puna parlamenti.

 

Dy nënkryetaret e parlamentit do te jene; nga Partia Socialiste Vasilika Hysi dhe nga Partia Demokratike Edi Paloka.

 

PS do te drejtoje 5 komisione te përhershme parlamentare, Partia Demokratike dy dhe LSI nje komision.

 

Te gjitha votimet u miratuan me unanimitet dhe vetëm ne nje çështje opozita dhe maxhoranca patën këndvështrime te ndryshme. Krahas PS, PD, dhe LSI, edhe kryerepublikani Fatmir Mediu ka depozituar kërkesën per krijimin e nje grupi parlamentar, duke marre 6 deputete nga PD per te arritur numrin e kërkuar nga rregullorja; kërkese kjo qe eshte refuzuar nga mazhoranca.

 

Ne çdo legjislature partitë e mëdha kane ndihmuar aleatet e tyre te vegjël, duke iu dhëne deputete ne mënyre qe ata te mund te krijonin nje grup parlamentar. Krijimi i nje grupi u jep mundësi atyre per te pasur nje këshilltar dhe nje sekretare, ndërkohe qe paga e kryetarit te grupit është 5% me e larte se e deputetit. Krijimi i nje grupi i jep mundësi kreut te partisë te jete pjese e strukturave vendimmarrëse ne parlament, siç është konferenca e kryetareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *