E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ngricë dhe dëborë, aksidentohet makina në rrugën e Kombit, shpëton mrekullisht familja

Reshjet e dëborës kanë nisur edhe në rrugën e Kombit, ku për pasojë ka prezencë akulli.

Vizion Plus mëson se një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale të mjetit, fatmirësishtë pa lëndime në njerëz.

Reklamë

Në këtë automjet po udhëtonin tre anëtarë të një familje. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën anësore.

Nga përplasja makina ka pësuar dëme të konsiderueshmë, ndërsa fati ka shpëtuar tre udhëtarët në të.

Drejtuesit e automjëteve duhet të tregohen shumë të kujdesshëm nga prezenca e borës e akullit në segmentin Fan- Kolsh pasi ka prezencë të borës e akullit//vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë