Subscribe

Viti që po lëmë pas do të përcillet në ekranin e Vizion Plus, me spektakël, humor dhe argëtim, për ta shndërruar natën e ndërrimit të viteve në një maratonë festive.

 

Dita e fundit e 2018 do të nisë si zakonisht me emisionin 7 pa 5. Këtë herë, programi i mëngjesit vjen me më shumë surpriza, të ftuar interesantë dhe kuriozitete.

 

Por ky është vetëm fillimi i një dite të magjishme në ekranin e emocioneve te mëdha ne Vizion Plus, sepse nuk mbaron me kaq. Ashtu siç ju kemi ftuar çdo pasdite, edhe ne këtë fundvit Anila ju mirëpret ne studion e “Vizionit të Pasdites”.

 

Një emision për të gjitha moshat, me shumë të ftuar dhe plot materiale nga terreni që do t’ju sjellin të reja, opinione e personazhe për 2 orë.

 

Emisioni i politikes dhe aktualitetit Real Story, do te jete pjese e kësaj maratone festive përmes një kolazhi me personazhet me te spikatur dhe ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas te analizuara dhe komentuara ne studio me Sokol Ballen dhe te ftuarit e tij.

 

Spektakli që do të ndezë fishekzjarrët e festës është Al Pazar, i cili ne këtë fund viti ka propozuar menynë e tij për tryezat tuaja me show-n “Si te gatuajmë 2019 ne Kazan”.

 

Teatri i madh i humorit do të ngrejë siparin në orën 21, për t’ju shoqëruar deri ne orët e para te vitit te ri e për te vijuar edhe ne mbrëmjen e 1 Janarit.

 

Spektaklit “Si te gatuajmë 2019 ne Kazan” , për dy netë radhazi, veç të ftuarve special, këngëve dhe performancave, pritet t’i bashkohen edhe disa nga personazhet qe kane qene përgjatë vitit pjese e ekranit të Vizion Plus.

 

7 pa 5, Vizioni i Pasdites, BypassShow por edhe Edicioni informativ do të zhvendosen në skenën e madhe te teatrit te humorit, për ti dhënë të tjera ngjyra festes së madhe.

 

Aktorët e Al Pazar thonë se natën e ndërrimit të viteve, është radha e tyre t’i japin më të mirën publikut.

 

Ngjyrat e festes do te vazhdojnë edhe me 1 dhe 2 Janar ne Vizion Plus, ku veç Show-t te mbrëmjeve, përgjatë ditës do te transmetohen edhe përmbledhjet me te bukura te programeve si edhe prodhimet e spikatura kinematografike.

 

Gjithçka është gati për te nisur festen, ndaj ftesa është e hapur për tu bashkuar e për te bere urimin e vitit te ri 2019 me ekranin e Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *