E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 31 minuta më parë
Lifestyle

Ngjyra e lëkurës paralajmëron për problemet shëndetësore

Shëndeti është dhe pjesa që gjithmonë duhet të bëjmë kujdes në çdo situatë apo periudhë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj ndryshimeve që mund të na ndodhin dita ditës.

 

Zbehja është një gjendje e pazakontë e ngjyrës së çelët të lëkurës, krahasuar me normalen. Ajo shkaktohet nga zvogëlimi i qarkullimit të gjakut dhe oksigjenit apo nga rënia e numrit të qelizave të gjakut.

 

Reklamë

Mund të ketë zbehje në gjithë lëkurën, apo veçmas në disa pjesë më shumë.

 

Shkaktarët e zbehjes

 

Pagjakësia është një gjendje në të cilën trupi i njeriut nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe. Është një nga shkaktarët më të shpeshtë të zbehjes. Zakonisht pagjakësia është rezultat i një humbje të shpejtë të gjakut, nga trauma, operacione apo gjakderdhje të brendshme. Anemia mund të shkaktohet nga mungesa e hekurit, vitaminës B-12 apo për shkak të dietës të mangët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë