E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngjela i “përvishet” Metës: Një gjynahqar që lufton me mullinjtë e erës

Avokati Spartak Ngjela shprehet se presidenti Ilir Meta është një i vetmuar që është zhveshur nga të gjitha kompetencat.

 

Ngjela tha në emisionin Kapital në “Vizion Plus” se Meta ka humbur ekuilibrin dhe nuk mbështetet nga asnjë qytetar.

 

Reklamë

“Ai flet sikur ka 300 tanke pas, është i vetmuar, nuk ka kompetenca, është një President që vë firma me kompetenca formale. Është nën akuzë. Ka humur ekuilibrin, gjynahqar. Nuk ka rrezik Shqipëria nga këto gjëra. Metën nuk ka njeri që e mbështet.”

 

Sa i përket ngërçit me Gjykatën Kushtetuese, avokati pohoi se ky institucion u rrëzua pasi rezultoi i korruptuar.

 

“Presidenti lufton me mullinjtë e erës. Nuk flet një President ashtu. Le ta bëjë protestën me lule. Ai thotë që Gjykata Kushtetuese është rrëzuar. Është rrëzuar sepse ka rezultuar e korruptuar. Tupr për ne që doli e korruptuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë