E enjte, 8 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ngjarjet kriminale në burgje, Vangjush Dako dhe Fredi Beleri largohen nga burgu i Durrësit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar zhvendosjen e ish-kryebashkiakut, Vangjush Dako dhe kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nga burgu i Durrësit në atë të Fierit. Sipas të dhënave të para mësohet se ky urdhër vjen për shkaqe sigurie, pas ngjarjes së ndodhur në burgun e Peqinit.

Nuk dihet ende nëse është shënuar ndonjë episod që ka rrezikuar jetën e dy zyrtarëve të arrestuar. Ristrukturimi i burgjeve dhe rritja e nivelit të sigurisë vjen si një ndër hapat e ndërmarrë pas vrasjes me armë zjarri të Arben Lleshajt në burgun e sigurisë së lartë në Peqin./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë