Sociologet japin alarmin per rritjen e numrit te vetëvrasjeve, te dyshuara se kane lidhje me predikime apo sektet fetare.

Duke iu referuar ngjarjes tronditëse të një dite më parë në zonën e Kombinatit, ku nënë e bijë i dhanë fund jetës duke besuar te ringjallja, sociologu Gëzim Tushi tha për “Vizion Plus” se Komiteti Shtetëror i Kulteve duhet të mbajë përgjegjësi nëse vërtetohet se akti i vetëflijimit ka ardhur si pasojë e ndikimit të sektit fetar që viktimat përqafonin.

“Është një rast unikal dhe duhet diagnostikuar mirë sepse ka të bëjë me interferimin e një sekti fetar. Ka një Komitet Shtetëror të Kulteve, i cili ka detyrë të merret me intervenimin e këtyre sekteve që kanë ndikim në jetën shpirtëore. Janë institucione të rëndësishme të sigurisë morale. Kjo nuk do të thotë që duhet të heshtim nëse ka sekte që praktikojnë metoda që janë mesjetare. Nuk e kam studiuar këtë gjë. Komitetet e Kultit duhet ta rishikojnë me përgjegjësi sepse u bënë disa raste. Nëse ato nxisin këto praktika anti-humane që dëmtojnë dhe krijojnë iluzione për jetën e njeriut, duke shpresuar që në botën e përtejme do të gjejnë kontaktin më Zotin, mua me duket që ky lloj pesimizmi social çon në vetëvrasje. Vetëvrasja që vjen nga indoktrinimi fetar është nga më të rrezikshmit. Është e nevojshme që të rigjallërojmë rolin e institucioneve të sigurisë morale . Duhet t’i kthehemi familjes, shkollës, medias, institucioneve fetare.”

Ndër të tjera, sociologu tregoi disa nga faktorët që i “kanë dhënë dorë” këtyre sekteve fetare që të gjejnë terren në Shqipëri duke predikuar akte te tilla ekstreme.

“Mund të ndikojë varfëria, niveli i lartë i papunësisë, fakti që një pjesë e njerëzve bëjnë një jetë vanitoze. Një pjesë e këtyre njerëzve që lidhen pas sekteve apo fesë, rrojnë me iluzione, nuk janë në jetën reale. Sa më shumë shkëputesh nga jeta reale, aq më shumë i afrohesh liuzioneve; më pas iluzionet kthehen në dëshpërim, e dëshpërimi është një nga mjetet më të rëndësishme që e çon njeriun drejt vetëvrasjes. Nëse evidentohet se është ndikimi i këtij sekti fetar, Komiteti Shtetëror i Kulteve duhet të mbajë përgjegjësinë dhe nuk duhet të heshtë si struci. Të thotë të vërtetën, kanë humbur jetën 2 njerëz.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *