E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ngjarja që tronditi Elbasanin/ Hajdari: Vrasje me prapavijë politike, qytetarët janë në ankth

Kandidatja për deputete në qarkun e Elbasanit, Rudina Hajdari e cilëson ngjarjen e rëndë në këtë qytet regjistruar këtë të mërkurë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, me sfond politik.

Hajdari tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se ky atentat ngjall ndjenja ankthi dhe pasigurie te qytetarët e Elbasanit.

Reklamë

“E kam paralajmëruar këtë situatë të rëndë në studion tuaj. Vrasje me prapavijë politike. Ka ngjallur ankth dhe pasiguri për qytetarët. E paparanueshme që të ndodhin të tilla ngjarje që janë të frymëzuara nga politika. Fakti që vijojmë të kemi vrasje të tilla tregon se politika është e lidhur me krimin e organizuar, e vetmja platformë që ata kanë janë plumbat. Ne duhet të ngjallim shpresë dhe jo frikë dhe ankth.”

E pyetur se si do të ndikojë kjo ngjarje në 25 prill, Hajdari u shpreh se uron që situata mos të agravojë më tej.

“Unë e shikoj këtë ngjarje si ngjarje shumë të rëndë, uroj që mos të degradojë akoma më tej, agravimi i situatës është ndezur. I bëj thirrje qytetarëve që të distancohen nga kjo ngjarje, të dalin në votime dhe të dënojnë këtë sjellje.”

Ajo deklaroi se emrat e përfshirë në ngjarjen që tronditi Elbasanin njihen nga të gjithë qytetarët.

“Patjetër që i kam dëgjuar. Jemi gjithë kohës në terren dhe qytetarët e dinë se bandat në Elbasan lëvizin lirshëm…Unë dua ta luftoj këtë fenomen: lidhjen që ka pushteti me krimin e organizuar. I kam marrë parasysh këto rreziqe.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë