Ngjarja në Vlorë, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me personin që është gjetur I pajetë këtë të dielë pranë kabinave në Plazhin e Vjetër të Vlorës.
Edhe pse u raportua fillimisht se ka qenë një vrasje me armë zjarri, policia ka sqaruar se nuk ka qenë e tillë.
Sipas policisë, dyshohet se rreth orës 16:20 pas një konflikti mes disa personave njëri prej tyre ka rënë në tokë.
Viktima i identifikuar si Stavro Mino, rreth 50 vjeç, mësohet se ka ndërruar jetë pas mbërritjes së shërbimit të ambulancës. Nga kqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë janë shoqëruar drejt komisariatit shtetasit; A.M, A.H dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt, me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore.




