E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Ngjarja në Rinas, një nga grabitësit ish-komando?

Policia ka dyshime se një prej grabitësve në aeroportin e Rinasit është ish-ushtarak. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se nga analizimi i pamjeve filmike brenda rrethimit të pistës, por edhe dëshmitarëve okularë, një nga autorët, mban pozicion trupor dhe automatikun, në mënyrë identike me persona të specializuar si komando.

 

Ndërkohë që nga provat e mbledhura në furgonin që lanë pas autorët pritet të përfitohen profile ADN-je, prokuroria i ka kërkuar 3 bankave që të bëjnë me dije zyrtarisht se sa është shuma e eurove që u grabitën ndonëse në studion e “Real Story ” në Vizion Plus , ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha se shuma e grabitur është rreth 5 milion euro.

 

Reklamë

Krahas Admir Muratajt që mbeti i vrarë grupi hetimor dyshon se në grabitje morën pjesë edhe 7 persona të tjerë që kanë luajtur edhe rol vëzhguesi dhe ndihmësi.

 

Për këtë po verifikohen qindra kamera sigurie që janë mbledhur ndërsa pas kontrollit në vilën e Admir Muratajt në Fushë-Prezë, policia zbuloi detaje të tjera mbi jetën e supërgrabitësit. Në kuzhinën e vilës, efektivët mësohet se gjeten disqe me filma të njohur për grabitjen e bankave, mes tyre edhe më i famshmi “ Point break ”.

 

Gjithashtu prokuroria e krimeve të rënda mësohet se ka kërkuar të administrojë hyrje-daljet e familjarëve të Admir Murataj në Kosovë, pasi dyshohet se gjatë arratisë 47 vjeçari është fshehur atje. Autoriteteve kosovare po ashtu u janë kërkuar edhe të dhënat e hetimeve mbi 2 grabitje me armë që kanë ndodhur në vendin fqinj ku dyshohet se ka qenë i përfshirë Murataj.

Më shumë video

Reklamë