Nënkryetari I LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me shkëmbimin e zjarrit të ndodhur në Durrës ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe dy persona të tjerë që ndodheshin në makinën e këtij të fundit.

 

Në një postim në Facebook, Vasili bën përgjegjës për ngjarjen kryeministrin Edi Rama duke u mbështetur edhe tek deklaratat e bëra prej kreut të qeverisë para pak ditësh ndaj prokurorit.

 

“Edi Rama e mbajti fjalen, prokurori Arjan Ndoja u ndeshkua me plumb! Edi Rama 3 jave me pare deklaroi dhe kercenoi publikisht prokurorin Arjan Ndoja se nuk do ti shpetonte ndeshkimit. Ja se cfare tha Edi Rama ne 7 tetor 2019: “Javën e kaluara një rast flagrant i shkeljes së ligji, por jo vetëm i shkeljes së ligjit por të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë në përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit,” deklaroi Rama. Sot Arjan Ndoja u qellua me plumb. Edi Rama foli,fala u mbajt,ndeshkimi u krye…..me plumb bile.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *