Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar sërish ditën e sotme për ngjarjen ku një grua 48-vjeçare ndërroi jetë në ambjentet e bashkisë Lushnje në datë 28 nëntor!

 

 

Duke postuar një denoncim nga qytetari digjital, Berisha ka shënjestruar kryetaren e Bashkisë, Eriselda Sefa dhe Drejtuesin Politik të PS në Fier Taulant Balla.

 

 

Berisha shkruan se  kryebashkiakja Sefa ka shkuar te festoje me Ballën dhe të rinjtë e FRESH Lushnje, disa ore pasi ne Bashki kishte nderruar jete nje grua 48-vjece.

 

 

“Çnjerëzi ekstreme! Eriseldës i vdes qytetarja Shpresa Cani, 48 vjeçe në zyrë nga stresi i fortë dhe zemra e plasur sepse i hoqi ndihmën ekonomike. Në vend që të merrej me mortin dhe familjarët e saj, Eriselda tundet e shkundet në takimin festiv me Taulant Bego Yaris.”– shkruan Berisha.

 

 

Mirëpo mjafton një verifikim i thjeshtë ne profilin e kryebashkiakes Eriselda Sefa për të nxjerr “bllof” postimin e kryedemokratit për të cilin i referohet si zakonisht, “qytetarit dixhital”.

 

 

Aktiviteti në fakt është bërë të martën më 27 dhjetor pasdite, dhe pak vonë më kryebashkiakja e Lushnjes e ka postuar në faqen e saj në facebook dhe ne instagram.

 

Në fakt këtë herë Berisha dhe qytetari i tij dixhital i janë referuar një postimi i Taulant Ballës, i cili e ka postuar festën me të rinjte 24 orë më vonë në profilin e tij

 

 

Pavarësisht se festa e të rinjvë të Lushnjës ku ishte e pranishme edhe kryetarja, është zhvilluar para ngjarjes ku ndërroi jetë Shpresa Cani, kjo nuk e ka ndaluar Berishën ti “besoje” qytetarit dixhital.

 

 

Ky nuk është rasti i parë që kryedemokrati Berisha publikon denoncime të ndryshme nga qytetari digjital të cilat kanë rezultuar “fake”, madje ne disa raste, lideri historik i të djathtës i ka fshirë postimet.

 

 

Nje ditë pas ngjarjes të njejtin gabim në fakt e bëri edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *