E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ngjarja horror në Korçë/ 40-vjeçarja transferohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan

Transferohet drejt spitalit psikiatrik të Elbasanit nëna 40-vjeçare nga Korça, e cila  kishte futur foshnjën e pajetë në një valixhe pasi e kishte lindur në banesë, dhe e kishte fshehur më pas në një dollap në dhomën e gjumit.

 

Reklamë

Mësohet se gjendja e saj është tejet e rënduar dhe jashtë realitetit, aq sa edhe grupi i hetimit e ka krejt të pamundur për ta marrë në pyetje për të gjitha rrethanat e ngjarjes.

 

Ngjarja tronditëse u zbulua një ditë më parë, kur bashkëshorti i saj denoncoi në polici se kishte gjetur valixhen me foshnjën e pajetë brenda.

Më shumë video

Reklamë