E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ngjarja e rëndë te Kisha e Laçit/ Policia: E reja është nga Elbasani, vuante nga probleme mendore

Policia  ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur tek Kisha e Laçit, ku një 29 vjeçare u hodh nga shkëmbi, duke rënë në humnerë.

 

Në një njoftim, blutë thonë se e reja me iniciale Xh.M është nga Elbasani, ndërsa shton se ajo vuante prej disa kohësh nga depresioni, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

 

Reklamë

29 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

 

Kurbin

 

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, ka shkuar tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, dhe dyshohet se është vetëhedhur nga një shkëmb duke rënë rreth 10m poshtë.

 

Për pasojë, 29 vjeçarja ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuan prej disa kohësh nga depresioni dhe merr trajtim mjekësor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë