Kreu demokrat Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për familjen e efektives së Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj që humbi jetën këtë të hënë në Letoni.

 

Në një postim në “Facebook”, Basha shprehet se Hasanaj është dshmorja e dytë shqiptare që ka rënë në misionin e e mbrojtjes kolektiv të Aleancës.

 

Basha uron gjithashtu shërim të shpejtë edhe për dy efektivët e tjerë që mbetën të plagosur si pasojë e shpërthimit të municioneve të paplasura.

 

“Me tronditje dhe dhimbje të thellë mësova lajmin tragjik për humbjen e jetës së efektives së Forcave tona të Armatosura Zarife Hasanaj gjatë angazhimit të saj në misionin e mbrojtjes kolektive të NATO-s në Letoni. Në këto momente të rënda mendimet dhe lutjet e mija janë me familjarët dhe miqtë e Zarifes. Lutem po kështu për dy efektivët e tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj që mbetën të plagosur të jenë larg rrezikut për jetën dhe të kenë trajtim dhe shërim të shpejtë. Me sakrificën e jetës së saj të re, Zarife Hasanaj është dëshmorja e dytë shqiptare e rënë në mision të mbrojtjes kolektive të Aleancës. Duke ju uruar shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur, lutem që shpirti i efektives Hasanaj të prehet në paqe!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *