E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Intervistë · Vendi

Ngjarja e Kavajës/ Spiropali: Mazhoranca do të marrë masa, do ashpërsojë Kodin Penal

Abuzimi seksual i një minoreneje 13 vjeçare në Kavajë, ka tronditur opinionin publik në vendin  tonë javën e fundit.

 

Qëndrimi që ka mbajtur ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ka sjëllë reagime të shumta jo vëtem në radhët politike. Akuza dhe sulme të ndryshme në drejtim  të Spiropalit në lidhje me faktin  dhe mënyrën se si ajo e ka trajtuan  të dhunuarën.

 

Reklamë

Ministrja Spiropali nga Real Story është shprehur se nuk do të japë më asnjë koment në lidhje ngjarjen e shëmtuar të ndodhur në Kavajë, ajo tashmë sipas saj është në duart e drejtësisë dhe është ajo që do të vendosë.

 

“Unë nuk do të komentoj asnjë çast rastin  sepse fjalën e fundit e kanë thënë familjarët e saj dhe nuk do të flas më për një çështje e cila tashmë duhet ti lihet drejtësisë dhe familjarëve të saj. është fatkeqësi sesi opozita në çdo rast përpiqet të gjejë një horrr, një perrves për ta ngritur si flamuar jo vëtm për kundërshtarët e tij. përdorime politike e atij horrit në Shkodër, u ngritën krerët e grupeve parlamentare që të hidhnin baltë mbi policinë e shtetit dhe mbi ministrin e Jashtëm.”

 

Gjithashtu ministrja Spiropali është shprehur se mazhoranca pas kësaj ngjarje të rëndë, do te marre disa nisma, do te beje te mundur ashpersimi e Kodit Penal per vepra te tilla te tmerrshme.

 

Ndër të tjera ministrja është shprehur se menjëherë pas denoncimikt të këtij rasti policia ka reaguar menjëherë, sipas saj Berisha nujk ka denoncuar por e ka përdorur rastin  për luftë politike.

 

“Dua të theksoj se Berisha nuk ka reaguar për institucionet dhe për të zbuluar çfarë kishte ndodhur, por për të goditur politikisht, ai ka folur pasi jane ndaluar djemte nga policia. Strategjia e Sali Berishës dhe opozites eshte kjo. Nuk eshte hera e pare dhe as e fundit.”

Më shumë intervista

Reklamë