Subscribe

Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm të shtetit, Bledi Çuçi pas ngjarjes që ndodhi dy ditë më parë në ambjentet e Komisariatit të Kavajës.

Në një konferencë për mediat, Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij në lidhje me vdekjen e 31-vjeçarit Ilvi Meta duke  drejtuar gishtin nga qeveria dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit teksa shprehet: “Ministri i familjes që në vend të merret me zbatimin e ligjit, është gardian i interesave kriminale të klanit Rama. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë heshti sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është dhe më kriminale. Heshti në një kohë kur në një hark kohor 5-javor, 2 të rinj u vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë ku duhet të ishin më të sigurt. Duke dënuar këtë qëndrim çnjerëzor të drejtuesve të shtetit, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Çuçi. 

Ilvi Meta ndërroi jetë në ambjentet e Komisariatit të Kavajës duke u mbytur me rripin e kapuçit të bluzës që mbante veshur. Pas ngjarjes u arrestuan për shpërdorim detyre edhe tre punonjës të këtij komisariati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *