Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona, sekuestrohen armë...

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga Turqia, kush...

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland, policia në...

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër prokurorit Ols...

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit

13 Gusht 10:16

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vazhduar të enjten me aksionet e saj në shenjë kundërshtimi ndaj moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës, mes të cilave ka dorëzuar edhe zyrtarisht një kërkesë për thirrjen e seancës konstituive nesër në orën 11:00.

Aksionet e së enjtes filluan me qëndrimin e disa deputetëve të saj para ndërtesës së Qeverisë, ku akuzuan kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se po “uzurpon” institucionin dhe kërkuan që ai të kthehet në Kuvend.

Më vonë, deputetët e PDK-së u zhvendosën në objektin e Kuvendit, prej ku deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, njoftoi për dorëzimin e kërkesës edhe zyrtarisht.

Aksionet e PDK-së janë pjesë e presionit që kjo parti, bashkë me Aleancën, po ushtron për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe përfundimin e procesit të themelimit të legjislaturës së re.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë të mërkurën se kërkesa për vazhdimin e seancës është “e drejtë”.

“Fakti që afati kushtetues prej 30 ditësh tashmë është shkelur nuk do të thotë se procesi duhet të ndalet. Përkundrazi, pas shkeljes së afatit, obligimi për konstituimin e Kuvendit vazhdon dhe deputetët duhet ta përfundojnë këtë proces pa vonesa të tjera”, tha Jakaj.

Sipas tij, Kushtetuta nuk parasheh shpërndarjen automatike të Kuvendit pas kalimit të afatit 30-ditor.

“Seanca duhet të vazhdojë pikërisht aty ku është ndërprerë dhe Kuvendi duhet të procedojë me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve. Negociatat për zgjedhjen e presidentit janë proces tjetër kushtetues dhe nuk mund të vendosen si parakusht për konstituimin e Kuvendit”, tha Jakaj.

Kosova mbetet pa Kuvend të konstituuar pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Rezultatet e këtyre zgjedhjeve u certifikuan më 8 korrik, ndërsa afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht. Lidhur me këtë afat, 14 organizata joqeveritare iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese të mërkurën.

Seanca konstituive ishte caktuar të niste më 6 gusht. Megjithatë, procesi u ndërpre pasi Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi kohë shtesë për diskutime me partitë politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Kurti argumentoi se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje paraprake për presidentin do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të tjera të parakohshme.

Një ditë më parë, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se kjo parti beson që afati për konstituim përfundon 30 ditë nga nisja e seancës.

PDK-ja dhe AAK-ja, në anën tjetër, kanë insistuar që Kuvendi të konstituohet dhe seanca të vazhdojë, duke e kundërshtuar kushtëzimin e këtij procesi me arritjen e një marrëveshjeje politike për presidentin.

Edhe pse afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përfundoi më 7 gusht, seanca konstituive vazhdon të mbetet e hapur.

Më 8 gusht, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë drejt Kurtit gjatë seancës, pas së cilës kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu atë.

Në ditët në vijim, përplasjet politike u zhvendosën sërish në Kuvend, me përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe Aleancës, në njërën anë, dhe LVV-së, në anën tjetër, që eskaluan deri në shtyrje fizike të mërkurën.

Në qendër të përplasjes është kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, deputet i LVV-së, i cili po e drejton seancën në cilësinë e deputetit më të vjetër.

PDK-ja dhe AAK-ja kërkojnë që Dehari ta thërrasë dhe ta vazhdojë seancën, ndërsa Vetëvendosje ka kërkuar paraprakisht një marrëveshje politike mes partive.

PDK-ja pretendon se nuk ka arsye që konstituimi i Kuvendit të kushtëzohet me marrëveshjen për presidentin dhe se zgjidhja e krizës duhet të kërkohet brenda institucioneve.

Ndërkohë, kriza aktuale është vazhdim i një periudhe më të gjatë të paqëndrueshmërisë institucionale në Kosovë. Pas zgjedhjeve të mëparshme dhe krizës rreth zgjedhjes së presidentit, Kuvendi u shpërnda dhe vendi shkoi në zgjedhje të reja më 7 qershor.

Tash, edhe pas zgjedhjeve të reja, Kuvendi ende nuk është konstituuar, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e daljes nga ngërçi.

PDK-ja, ndërkohë, ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për ta shtyrë përpara procesin e konstituimit./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove krize LDK PDK

Nga e njëjta kategori

Arrestohet një person në Merdar, i dyshuar për spiunazh

më shumë...

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në flakë (VIDEO)

më shumë...

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga Turqia, kush janë 3 “truprojat” që mori me vete dhe pse la dy ministra në Air Force One

më shumë...

Riaktivizohen zjarret në Priskë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:22

Zjarret rrethuan Tiranën gjatë natës, përmirësohet situata...

12:10

Punimet për autostradën, ARRSH njoftim të rëndësishëm:...

11:41

Arrestohet një person në Merdar, i dyshuar...

11:22

Rrëzohet avioni luftarak në Turqi, shpërthen në...

10:56

Parandalohet krimi në Divjakë, arrestohen 6 persona,...

10:50

Detajet e “arratisjes sekrete” të Trump nga...

10:39

Riaktivizohen zjarret në Priskë

10:33

Lamallari, Gonxhja dhe Hita në Sarandë, inspektojnë...

10:33

Situatë kritike në Lurë, zjarri i afrohet...

10:16

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK-ja dorëzon kërkesë...

9:53

Pakot e kokainës me fytyrën e Haaland,...

9:43

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 45 vatra...

9:36

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe...

9:27

Policia Rrugore e Gjirokastrës intensifikon kontrollet me...

9:27

Administrativja nuk pranoi shqyrtimin në themel kundër...

8:42

Zjarri në Krujë vijon të jetë aktiv,...

8:37

Izolohen dy vatra zjarri në Shkodër, vijon...

8:23

“Shmangni shpenzimet e bëra nga impulsi”, parashikimi...

8:18

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i...

8:13

Zjarri në Daias, përmirësohet situata, mjetet zjarrfikëse...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.