E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ngërçi në shërbimin noterial/ Qytetarët nuk marrin dot shërbim pasi sistemi nuk funksionon

Nga e premtja e kaluar e deri më sot, regjistri noterial shqiptar nuk funksionon.

 

Reklamë

Edhe ky shërbim duket se është bërë pjesë e sulmeve kibernetike, çka ka bërë që aksesi në këtë databazë nga notaret të jetë i pamundur. Për qytetarët bllokimi i këtij regjistri sjell ngërçin e mos lëshimit të dëshmive të trashëgimisë.

 

Në fakt ky shërbim ka patur problem edhe gjatë muajve të verës, një kohë kur shumë emigrante vijnë në Shqipëri dhe kryejnë një sërë veprimesh me pronat e tyre.

 

Nuk dihet ende se kur ky regjistër do të jetë në funksion për noterët, të cilët përballen me kërkesat e qytetarëve.

Më shumë video

Reklamë