Subscribe

Konferenca Gjyqësore Kombëtare zgjedh këtë të hënë dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pikërisht në kohën kur pritet reforma në drejtësi qe e shkrin këtë institucion. Kreu i Gjykatës së lartë, njëherësh edhe anëtar i KLD-s, Xhezair Zaganjori, pranon për vizion plus se pavarësisht votimit formal, ai krijon vakum ligjor, pasi reforma e shndërron KLD-në në Kolegjin e Lartë Gjyqësor. Por, ndryshe mendon kreu i unionit të gjyqtarëve, Gert Hoxha: ai thotë se ligji duhet zbatuar, pavarësisht se kur hyn në fuqi reforma në drejtësi. Më herët në nisje të punimeve të konferencës, ministri i drejtësisë Ylli Manjani sulmoi sërish gjyqtarët. Mbarimi i mandatit të dy anëtarëve të KLD prej më shumë së një viti, ka hapur garën për tre konkurrent të rinj. Në garë janë Ridvan Hado, Neritan Cena dhe Dhimitër Lara. Megjithatë mandati i këtyre 2 anëtareve do te jete deri ne vjeshte pasi sipas paketës kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi Këshilli i Larte i Drejtësisë shkrihet 6 muaj pas hyrje ne fuqi te ndryshimeve ne ligjin themeltar te shtetit, per t’i hapur rruge krijimit te Këshillit te Larte Gjyqësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *