Ilir Beqaj, që kandidoi për t’u bërë deputeti i PS në Shkodër, reagoi për herë të parë pasi ngeli jashtë Parlamentit. Duke falënderuar votuesit, Beqaj shprehu keqardhjen që nuk u arrit objektivi dhe që nuk do t’i shërbejë dot Shkodrës.

 

“Objektivi bazë në këto zgjedhje për Partinë Socialiste ishte 4 mandate deputetësh. Ky objektiv nuk u përmbush. Dhe unë, padyshim, kam detyrimin t’i kërkoj ndjesë sot socialistëve shkodranë. Jam përpjekur të bëj maksimumin tim, por ja që nuk ka mjaftuar. Sipas zgjedhjes suaj, unë nuk do të jem në Kuvendin e ardhshëm si përfaqësues i juaji. E dëshiroja shumë të kisha privilegjin të kontribuoja edhe unë për Shkodrën. Gjithsesi, Shkodra është e para. Deputetët shkojnë e vijnë. Në fund të fundit, kjo është demokracia ku kemi vendosur të jetojmë. Kjo është demokracia për të cilën shkodranët janë martirizuar më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri. Jeta na ofron të gjithëve mundësi të pafundme për të bërë mirë dhe me përkushtim atë që mendojmë dhe besojmë se mund të bëjmë.”

 

Socialistët siguruan tre mandate në Shkodër dhe Beqaj ishte i katërti në listë e në këtë mënyrë, ai nuk e mori dot mandatin e deputetit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *