Real Madrid nuk ka shkuar me shume se nje barazim ne javen e 10 te La Liges perballe Vijarealit ne transferte. Pa disa nga lojtaret kryesore, Zidane nuk arrin te khhehet tek fitorja pas humbjes se hidhur 4-1 qe pesoi nga Valencia.

Sa i perket takimit ndaj “nendeteses se verdhe”, Los blancos kaloi shume shpejt ne avantazh fale nje goli te shenuar nga Mariano ne minuten e dyte. Madrilenet e mnenaxhuan mire pjesen e pare dhe arriten te ruanin epersine deri ne perfundim te saj. Ne 45 minutat e dyta, zevendesimet e kryera nga Unai Emery i dhane nje impuls te ri skuadres dhe arriten te gjenin golin e barazimit ne minuten e 76 me ane te Moreno i cili shenoi nga pika e bardhe e penalltise. Pas ketij goli skuadrat u perpoqen te ruheshin nga kundersulmet e njera-tjetres dhe mbyllen takimin ne shifrat 1-1.

 

Ne anen tjeter edhe Bayern Mynih eshte ndalur ne barazim 1-1 perballe Werder Bremen ne shtepi. Edhe pse ekipi i Flick e nisi vrullshem takimin, ishin miqte ata te cilet kaluan te paret ne avantazh duke shenuar me Eggestein ne minuten e 45 dhe mbyllur pjesen e pare ne favor te tyre. Ne fraksionin e dyte, bavarezet kerkonin me ngulm golin e barazimit dhe arriten ta gjenin ate me Kingsley Cokman ne minuten e 62. Bayern u perpoq te gjente avantazhin por Werder Bremmen arriti te mbrohej mjaft mire duke dale me nje pike nga ky takim.

 

Ne javen e 8-e te SEria A, Lazio rikthehet tek fitorja pasi mposhti 2-0 ne transferte Crotonen. Ne nje fushe ku kushtet atmosferike ishin te veshtira per shkak te rreshjeve te shiut ekpi i Inzagjit gjeti golin e pare me ane te Ciro Immobile ne minuten e 21. Pjesa e pare u mbyll ne favor te kryeqytetasve. Edhe ne te dyten Lazio ishte e vendosur per te dale me tre pike nga ky takim ku pavaresisht te disa rasteve te rrezikshme nga ana e Crotones, miqte gjeten golin e dyte dhe te fundit te takimit me ane te Correa ne minuten e 58. Me kete fitore Lazio renditet ne kuoten e 14 pikeve dhe sheh Europen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *