Ngec në shtëpi Real Madrid, dështon sërish Atalanta

Real Madrid vijon të jetë ende larg formës pasi ka ngecur në shtëpi mnë ndeshjen e Chapions League përballë belgëve të Club Brugge.
Një pjesë e parë për t’u harruar pasi madrilenët e panë veten në disavantazhin e dy golave. Në minutën e 9 dhe të 36 Emmanuel Dennis surprizoi madrilenët duke shënuar dy herë në portën e tyre.
Por me fillimin e të dytës Real arriti të ngushtonte shifrat me Sergio Ramos në minutën e 55. Në të 84’ Ruud Vormer ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin belg me 10 lojtarë. Detaj që ndihmoi madrilenët që të barazonin shifrat në minutën e 85 me Casemiro.
Por pavarëisht përpjekjeve, madrilenët nuk arritën të gjenin golin e tretë.
Nga ana tjetër, dështim tregoi edhe Atalanta e cila u mposht në shtëpi nga Shakhtar Donetsk me rezultatin 1 me 2. Humbje kjo e dyta ne Champions per italianet pas asaj ne Kroaci perballe Dinamos se Zagrebit.
Ndeshjet e champions league u transmetuan ekskluzivisht ne platformen Tring.




