Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh djegia e...

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng...

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në...

FOTO/ Çanta të mbushura me molotov, ndalohen 4 protestues

Noka: Nuk do të ndalemi, qeveria i ka ditët...

Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacioni i preferuar turistik për...

Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur mbërrin te...

Fishekzjarre dhe molotov mbi kryeministri pas fjalës së Berishës,...

Rama si dëshmitar në GJKKO? Berisha: Do të shihni...

Berisha: Në Hungari opozitës nuk iu bllokua TikTok si...

Ngec konstituimi i Kuvendit, gazetarët protestë kundër Kurtit, hedhin mikrofonat në tokë

23 Prill 20:14

Refuzimi i vazhdueshëm i kryeministrit në detyrë dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të folur para mediave ka shkaktuar reagim të ashpër nga gazetarët në Kosovë.

Ata kanë vendosur mikrofonët dhe kamerat e tyre në tokë këtë të mërkurë, në kohën që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po dilte nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për të shkuar në Qeveri.

Ky veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste, pasi Kurti nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit, bën me dije Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë aktorët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme siç është konstituimi i legjislaturës së re,” tha Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë.

Ndërkohë, krijimi i institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit ka ngecur me seancën e pestë që u mbajt këtë të mërkurë, e cila dështoi sërish në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Seanca e radhës do të vazhdojë brenda 48 orëve, ditën e premte, ndërsa palët duken të jenë larg një zgjidhjeje. Përpara seancës, kryesuesi Avni Dehari mblodhi në një takim përfaqësuesit e partive politike, por pa asnjë rezultat.

Edhe sot, Lëvizja Vetëvendosje, si parti e parë, bëri të njëjtin propozim.

“Propozoj Albulena Haxhiun. Ju ftoj të votoni, të mos e mbani më të bllokuar këtë proces,” tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Haxhiu siguroi vetëm 57 vota nga të paktën 61 të nevojshme për t’u zgjedhur. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, akuzoi Vetëvendosjen se po e çon vendin në një fazë që s’ka qenë kurrë më parë.

“Lëvizja Vetëvendosje, së cilës i takon ta propozojë kryetarin e Kuvendit… ka vendosur ta mbajë peng shtetin, për shkak të tekeve të tyre, për një emër të përveçëm. Nuk mund t’ua imponojnë emrin deputetëve të opozitës. Mentaliteti arbitrar i marrjes së votës me zor nuk ka vend në një sistem demokratik,” u shpreh Memli Krasniqi, kryetar i PDK.

Krasniqi tha se Vetëvendosja e di kush janë dy emrat brenda saj që mund të marrin mbështetjen e opozitës, por pavarësisht kësaj, vendos të mbajë të bllokuar procesin.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të mbështesin asnjë kandidat të Vetëvendosjes për shkak të sjelljes së tyre dhe gjuhës përçarëse.

Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ishte në të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike, duke kërkuar nga LVV propozimin e një kandidature unifikuese, teksa kjo e fundit ka thënë se kontestimi i emrit të zgjedhur është i papranueshëm.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Albin Kurti Gazetaret kosove Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

3 fermerë në televotim, kush largohet ditën e hënë

më shumë...

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh djegia e gomave, era favorizon flakët

më shumë...

Gati për tu përballur me sfidën, kush janë 6 fermerët më pak të votuar nga publiku

më shumë...

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:38

Indri i dyzuar për lidhjen me Vanesën:...

12:27

Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam...

12:16

3 fermerë në televotim, kush largohet ditën...

11:44

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

11:39

Gati për tu përballur me sfidën, kush...

10:40

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh...

10:37

“Soni shkon në club, unë në festivale”,...

10:27

Zbulohet arsyeja, ja pse Jonida Maliqi u...

10:16

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të...

10:05

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka...

9:51

FOTO/ Çanta të mbushura me molotov, ndalohen...

9:44

Noka: Nuk do të ndalemi, qeveria i...

9:42

Adi dhe Ola “largohen” nga Ferma Vip,...

9:41

Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacioni i preferuar...

9:36

“Jam mësuar të torturohem”, Moza: Unë jam...

9:21

Moza “thyen rregullin”, nuk shkon tek Agai:...

9:18

Përplasja me protestuesit, një polic i plagosur...

9:05

Surpriza, sfida dhe ndjenja! Nis nata e...

8:53

Fituesi i “Albania’s Got Talent”, Nikolas Bushi...

8:50

Fishekzjarre dhe molotov mbi kryeministri pas fjalës...

Më të klikuarat

  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 3 të pla...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Zbulohet arsyeja, ja pse Jonida Maliqi u largua nga Ferma Vi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.