Komisioni hetimor për trafikun e drogës ose i njohur si komisioni Tahiri nuk është mbledhur qe prej datës 2 maj, dhe pse ai përbën një prej çështjeve me te rëndësishme për demokratet. Komisioni I cili ka nisur pune qe ne mes te muajit mars nuk ka arritur ende te miratoje as planin e hetimit dhe kryetari i këtij komisioni Edi Paloka sqaron se bllokimi ka ardhur për shkak te institucioneve shtetërore.

 

“Arsyeja kryesore është që materialet që ne presim, informacionet që ne presim sidomos nga drejtoria e policisë dhe ministria e brendshme nuk ka ardhur. Megjithëse kanë kaluar jo vetëm afatet që përcaktoi komisioni por dhe afatet që ata kërkuan në përgjigjet e tyre ndaj komisionit. Drejtoria e policisë kërkoi dy javë më tepër nga afati që ne i kishim përcaktuar ndërkohë kanë kaluar 2 muaj, kurse ministria e brendshme vendosi një afat absurd prej 3 muajsh për të sjellë informacione, sot ka kaluar edhe ky afati absurd dhe nuk ka as edhe një informacion qoftë edhe nga drejtoria e policisë qoftë nga ministria e brendshme”.

 

Por nënkryetarja socialiste e komisionit Ermonela Felaj, sqaron se komisioni mund te punoje edhe me informacionet qe kane mbërritur deri tani dhe përgjegjëse për bllokimin ehte PD.

 

“Mesa duket ardhja e Izet Haxhise në vend apo dhe gjërat që ne kemi dashur të gërmojmë për të hedhur dritë janë nga ato gjëra që e kanë detyruar PD të tërhiqet. PD e ka penguar funksionimin e këtij komisioni dhe pse është ajo që e ka kërkuar. PD nuk ka pranuar që asnjë kërkesë që ka ngritur mazhoranca nga ana e saj në lidhje më këtë komision të mund t’iu adresohet institucioneve shtetërore”.

 

Ne ato pak mbledhje qe komisioni ka realizuar hendeku mes mazhorances dhe opozitës duket i qarte; opozita kërkon hetim te trafikut te drogës nga viti 2013, ndërsa mazhoranca shume me herët dhe secili prej tyre i është drejtuar institucioneve shtetërore me kërkesa te ndryshme.

 

PD nuk ka pranuar që asnjë kërkesë që ka ngritur mazhoranca nga ana e saj në lidhje më këtë komision të mund t’iu adresohet institucioneve shtetërore. Vetë kryetari ka pohuar që nuk nënshkruan asnjë prej këtyre shkresave dhe në fakt nuk ka asnjë shkresë dërguar nga ana e tyre. Sidoqoftë me të drejtën që na jep ligji si deputet ne i jemi drejtuar institucioneve shtetërore dhe një pjesë e atyre e informacioneve kanë ardhur në kuvend

 

Deputetët socialistë të cilët nxirrnin pretendimin që unë nuk u kam firmosur disa nga kërkesat e tyre më rezulton nga mediat, sepse nuk ka asnjë informacion prej tyre në drejtim të kryetarit të komisionit që jam unë, më rezulton që kanë çuar kërkesat në kundërshtim me ligjin për komisionet hetimore. Megjithatë unë nuk kam reaguar sepse për ne është e rëndësishme që komisioni të ecë përpara.

 

Afati i komisionit është 6 muaj por nëse ecet me këto ritme, komisionit hetimor pritet ti shtyhet mandati, një fenomen qe ndodh shpesh me komisionet hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *