E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ngec Juventus dhe Inter, fiton Roma

Juventus është ndalur në barazim në sfidën e luajtur përballë Lazio.

Një ndeshje jo e mirë për të besuarit e Pirlo, të cilët pavarësisht se arritën të kalonin në avantazh të parët me Ronaldon nuk mundën të dilnin me tre pikë nga “Olimpico Stadium”. Kjo pasi në limitet e pjesës së dytë, Caicedo vulosi shifrat 1 me 1.

Në paqe u ndal edhe supersfida e seria A, mes Atalantës dhe Inter. Pas një pjese të parë pa gola, zikalterit kaluan të parët në avantazh në minutën e 58 me Martinez.

Në të 70, Vidal pati mundësinë që të dyfishonte shifrat, por nuk arriti të mposhte Sportellion, i cili ndali gjuajtjen e kilianit.

Reklamë

Por, kur dukej se çdo gjë ishte në favor të ekipit të Kontes, të besuarit e Gasperinit gjetën golin e barazimit me mesfushorin rus Aleksey Miranchuk.

Ndërkohë nga ana tjetër, Roma fitoi me shifrat 3 me 1 përballë Genoas.

Vazhdo të lexosh

Reklamë