Zbardhet ngjarja që ndodhi pak ditë më parë në Theth, ku mbeti i plagosur 23-vjeçari Paulin Harusha, banues në Shkodër. Policia ka vënë në pranga vëllezërit Kujtim dhe Nikolin Koçeku, 38 dhe 37 vjeç.

 

Ata kanë qëlluar gabimisht mbi Harushën, i cili po udhëtonte me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.

 

Mësohet se objektivi i tyre ishte një 28-vjeçar me iniciale Gj.K., me të cilin kishin pasur konflikte të mëparshme, dhe i kishin kërkuar një shumë prej 600 eurosh. Ky i fundit po qarkullonte me mjet pas automjetit të Harushës në momentin e plagosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *