Policia e Beratit ka referuar në prokurori dosjen e 46-vjeçarit J. D.. Ai akuzohet se ka ngarkuar mjetin e tij tip “Fuoristradë” me pllaka guri dekorativë në kundërshtim me ligjin.

 

Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari akuzohet për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

 

Efektivët e referuan në prokurori 46-vjeçarin në kuadër të operacionit “Lufta kundër shkatërrimit dhe mbrojtja e malit të Tomorit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari të paligjshme në këtë territor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *