Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për disa vepra penale.

 

Mes te arrestuarve është 57-vjeçari Arben Hysko, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht në mënyrë të vazhdueshme një 16-vjeçare, e cila është vajza e bashkëshortes së tij. Denoncimi i nënës së 16-vjeçares e çoi njerkun pas hekurave.

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *