Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Balic është arrestuar nga Polici a e Kosovës pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Shkodran Nikçi,zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë .

Nikci shtoi se ngjarja mendohet te kete ndodhur më 12 gusht, në ora 22:53.

Eshte per tu theksuar fakti se ish-ministri Numan Balic ishte shpallur i pafajshem per nje tjeter akuze te njejte ne vitin 2018, për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Dyshohej se se Balic ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës duke i shkruar mesazhe me përmbajtje ngacmuese në telefon si dhe letra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *